Pampuri: Nuk mund t’ia delegojmë përgjegjësinë e humbjeve vetëm Bashës

20 Dhjetor 2021 | 21:18

Deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri tha gjatë emisionit Now në Euronews Albania se nuk mund t’i delegohet kryetarit të PD, Lulzim Basha e gjithë përgjegjësia e humbjeve në zgjedhje. Sipas saj, një forcë politike është qarkullim elitash dhe si e tillë përbëhet nga kontributi i të gjithëve.

Znj. Pampuri tha se sigla e PD u përdor në mënyrë ilegjitime në kuvendin e 11 dhjetorit, pasi atë e përdor vetëm Basha, si kryetar i PD.

“Nga data 9 shtator kam preferuar të qëndroj në siglën zyrtare të PD dhe ajo sigël është përdorur në mënyrë ilegjitime nga kuvendi i 11 shatorit. Atë sigël sipas statutit e ka kryetari i partisë”, tha znj. Pampuri.

Sipas saj, kuvendi i 11 shtatorit pati mungesë të theksuar transparence që nga moslejimi i kamerave brenda stadiumit ku u mbajt deri tek mungesa e emrave të delegatëve që ishin të pranishëm.

Pompuri shtoi më tej se partitë politike kanë nevojë për qarkullim elitash.

Ajo tha se e ka mbështetur Sali Berishën, por sipas saj ka ardhur momenti që elitat të rinovohen.

“Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë persona me të cilët kemi pasur shpresën, por çdo parti, e majtë e djathtë, ka nevojë për qarkullim elitash”, u shpreh Pompuri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026