Mbahet në Tiranë edicioni 3 i Panairit të Librit Shkencor, i hapur deri në 25 prill

23 Prill 2024 | 17:35

Sot, në ditën ndërkombëtare të librit është çelur Panairi i tretë i Librit Akademik dhe Shkencor.

I mbajtur në hollin e Akademisë së shkencave ky edicion ka në fokus librin shkencor, i cili nuk ka vëmendjen e duhur.

Një gamë e gjerë titujsh dhe botimesh ekspozohen për të apasionuarit pas thellimeve të temave që kanë interes shkencor si dhe individëve që hulumtojnë në studimet shkencore.

Qendra kombëtare e librit dhe leximit e cilëson si një nevojë për t’u mbështetur tek një shoqëri që lexon dhe ku profesionistët studiuesit dhe gjuhëtarët orientojnë zhvillimet e një kombi.

Ky lloj panairi ka një të veçantë pasi në edicionin e parë të tij u mbajt në Tiranë në 2022 dhe i dyti në Prishtinë në 2023.

Bashkëpunimi mes akademikëve dhe shkëmbimi mes tyre është i nevojshëm pasi depërtimi i librit shkencor tek lexuesi është më i vështirë.

Panairi i cili do të mbyllët në datën 25 prill ndërkohe do të akordohen edhe disa çmime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026