Panariti: Në samit mungoi strategjia e zgjerimit
Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti komentoi në një intervistë për Euronews Albania punimet e samitit të 6 dhjetorit.
Ai tha se pavarësisht se perspektiva e rajonit për t’u integruar në BE u shpalos qartë, nuk pati një agjendë kohore të saktë.
“Ende nuk pati një plan strategjik sepse ndoshta ishte momenti për t’u vepruar siç u veprua dikur me bllokun lindor, ju kujtohet në vitin 2004 kur prevaluan arsyet strategjike, dhe në atë kohë për t’u shkëputur nga sfera e influencës ruse u kapërcyen disa kritere teknike dhe prevaloi si të thuash kriteri politik dhe gjeostrategjik sepse qëllimi ishte që Rumania dhe Bullgaria të shkëputeshin nga influenca ruse dhe ata u pranuan në union edhe pa plotësuar standardet dhe kriteret,” – u shpreh Panariti.
Dje në Tiranë u mbajt samiti mes liderëve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Paralelisht u mbajt dhe protesta e opozitës, e shënjuar nga një incident, ku Gert Shehu, një 31-vjeçar goditi me grusht në fytyrë Sali Berishën.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar