Pandeli Majko tregon nga Haga takimin me ish-krerët e UÇK-së
Deputeti socialist Pandeli Majko, njëherësh ish-kryeministër i vendit ishte sot në Hagë bashkë me ish-presidentët Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.
Të shoqëruar nga Behgjet Pacolli, ish-krerët e lartë të shtetit shqiptar zhvilluan një takim me ish-krerët e UÇK që po gjykohen nga gjykata speciale prej afro 2 vjetësh.
Përmes një postimi në Twitter, Majko ka treguar përjetimet nga takimi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqi në Hagë.
Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm.
Për tju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij.— Pandeli Majko (@PandeliMajko) September 29, 2022
“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për t’ju gjendur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UÇK-së! Jam krenar për vëllezërit e mi”, shkruan Majko.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit