Pandemia Covid-19 prek “Shtëpinë e Foshnjës” në Vlorë
Pas përgjigjes pozitive të tamponëve për stafin e “Shtëpisë së Foshnjës” në qytetin e Vlorës, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka marrë vendimin për ta mbyllur këtë institucionin pjesërisht.
Drejtoresha e “Shtëpisë së foshnjës” në Vlorë ,Oliana Saliu konfirmon se gjendja shëndetësore e fëmijëve është e mirë dhe aktualisht është zgjedhur metoda për të karantinuar në banesë punonjëset dhe për të karantinuar në institucion fëmijët, të cilët kanë rezultuar pozitivë.
“Aktualisht në Shtëpinë e Foshnjës ndodhen 6 punonjëse të karantinuara prej një jave. Janë kryer në datën 1dhjetor analizat dhe kanë rezultuar negative dhe vendosëm që të ishin në karantine deri në momentin e stabilitetit të situatës në të cilën ndodhemi. 21 fëmijë ndodhen të karantinuar në Shtëpinë e Foshnjës. Sa i përket rasteve të konfirmuar pozitive te fëmijët momenatlisht ana shëndetësore e fëmijëve paraqitet e mirë, fëmijët janë nën monitorim të vazhdueshëm nga doktori i qendrës , situata paraqitet e qetë”, tha ajo.
Ajo i tha Euronews Albania se sapo janë konfirmuar punonjësit e parë me Covid-19, ka nisur menjëherë procesi i dezinfektimit të ambienteve, me qëllimin kryesor izolimin e përhapjes së virusit Covid-19.
“Në momentin e parë kur punonjëset kanë rezultuar pozitivë, janë marrë të gjitha masat nga ana institucionit përsa i përket protokollit të parashikuar si dizinfektimi i menjëhershëm i godinës”, shtoi ajo.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta