Pandemia COVID-19 rriti mashtrimet, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave: Në risk disa sektorë
8 muajt e pandemisë së Covid-19 jo për të gjithë kaluan nën ethet e infektimit nga koronavirusi, pasi individë të ndryshëm e shfrytëzuan këtë periudhë për mashtrime.
Alarmi vjen nga Drejtoria e Parandalimit e Pastrimit të Parave, e cila përmes një udhëzimi njofton se gjatë pandemisë tendencat për këto krime u rritën ndjeshëm.
Nga të dhënat e administruara nga ky institucion mësohet se grupet kriminale apo individë të caktuar kanë shfrytëzuar periudhën e pandemisë për të mbledhur fonde për organizata bamirëse fiktive, mashtrime në fushën e mjekësisë (përfshirë këtu dhe mashtrimet për investime) dhe shitjet në internet të ilaçeve të falsifikuara dhe furnizimeve mjekësore, siç janë pajisjet e testimit dhe ato që shërbejnë për mbrojtjen personale.
Në udhëzimin e publikuar thuhet se këta individë për të vënë në jetë planin e tyre shpesh herë prezantoheshin edhe si zyrtarë të qeverisë për të rritur nivelin e besueshmërisë.
Një tjetër fushë me risk të lartë sipas drejtorisë së parandalimit dhe pastrimit të parave është edhe krimi në internet.
Në një kohë kur përdorimi i këtij shërbimi ka pësuar rritje gjatë kësaj periudhe, kriminelët e kanë e shfrytëzuan atë për instaluar viruse në kompjutera dhe telefonat celular.
Gjithashtu me shqetësim ka shfaqur edhe financimi I terrorizmit nga grupe të ndryshe të cilat mund të përdorin krizën e COVID-19 për të mbledhur ose transferuar dhe për të intensifikuar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër