Pandemia dhe fushatat për më tepër siguri në rrugë s’e ulën raportin e vdekjeve nga aksidentet

18 Dhjetor 2020 | 17:59

Pavarësisht pandemisë dhe fushatës së autoriteteve për më shumë siguri në rrugë, numri i aksidenteve fatale në Shqipëri vijoi të ishte i lartë gjatë vitit 2020.

Të dhënat e publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave tregojnë se në tërësi gjatë njëmbëdhjetë muajve të këtij viti ndodhën më pak aksidente krahasuar me vitin e shkuar, mirëpo raporti i vdekshmërisë nga to u rrit ndjeshëm.

Në periudhën janar-nëntor 2020 ndodhën 1,121 aksidente, të cilat përfshinë 1,451 persona. Prej këtyre humbën jetën 168 vetë, ose thënë ndryshe 11.5% e të aksidentuarve.

Për të njëjtën periudhë, një vit më parë patën ndodhur 1,363 aksidente, të cilat përfshinë 1,857 persona. Prej këtyre patën humbur jetën 203 vetë, ose 10.9% e të aksidentuarve.

Raporti i vdekshmërisë kundrejt aksidenteve zbeh ndjeshëm shifrat e përgjithshme të cilat tregojnë për më pak ngjarje të tilla në rrugë, megjithëse duhet pasur parasysh se për muajt mars-prill pati kufizim të lëvizjeve dhe prej nëntorit ky kufizim është rikthyer sërish.

Ndërsa për qarqe si Fieri (21 – 10 vdekje më pak), Korça (6 – 9 vdekje më pak), Tirana (31 – 5 vdekje më pak), Durrësi (28 – 4 vdekje më pak) apo Shkodra (14 – 2 vdekje më pak) numri i vdekjeve ka qenë më i ulët, për qarqet e tjera si Berati (7 – katër vdekje më shumë), Lezha (20 – dy vdekje më shumë) apo Gjirokastra (5 – dy vdekje më shumë) numri ka qenë më i lartë.

Tregues se fushatat për rritjen e sigurisë rrugore nuk dhanë efekt është fakti se për muajin nëntor numri i aksidenteve gjatë vitit 2020 ishte më i lartë – 110 aksidente kundrejt 1009 të një viti më parë.

Nga të dhënat e Institutit të Statistikave, të cilat u referohen Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, grupmosha më problematike për aksidente mbetet mosha 25-34 vjeç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026