Shtatë të vdekur në vend nga Covid-19, mes tyre një 21-vjeçar

8 Janar 2021 | 15:06

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se shtatë pacientë të prekur me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërkohë janë evidentuar 673 raste të reja me coronavirus.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po marrin trajtim 260 pacientë, ku 29 janë në terapi intensive, nga të cilët gjashtë janë të intubuar. Ministria thotë po ashtu se janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve 36,971, që nga fillimi i epidemisë.

Në mesin e shtatë viktimave raportohet edhe për një të ri 21 vjeç.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14000
Fier 1747
Shkodër 1326
Durrës 1258
Lezhë 980
Vlorë 921
Korçë 911
Elbasan 865
Berat 782
Dibër 532
Gjirokastër 452
Kukës 403.

Nga fillimi i pandemisë dhe deri sot kanë humbur jetën 1230 qytetarë, ndërsa qarku më i prekur në Shqipëri nga pandemia vijon të jetë Tirana, e cila kryeson si për numrin e viktimave ashtu dhe për infektimet.

Bazuar në këtë të dhëna, autoritetet shëndetësore u kërkojnë qytetarëve të respektojnë masat, të ruajnë distancën dhe të shmangin ambientet, ku ka grumbullime masive.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026