Pandemia e Covid-19, Spitali i Korçës përshtatet për të prekurit me coronavirus
Rritja e numrit të të infektuarve në Shqipëri si dhe mungesa e kapaciteteve në kryeqytet ka bërë që qeveria të përgatisë spitalet rajonale për t’i kthyer ne spitale Covid. Spitali i Korçës bëhet spitali I tretë rajonal pas Vlorës dhe Durrësit që një pavijon i veçantë do të funksionojë për të prekurit me Covid.
Këtë e konfirmon për Euronews Albania edhe drejtori i spitalit rajonal të Korçës, Litjan Broka.
“Korça ka një pavijon të cilin do e verë në dispozicion të covid-it, që është pavijoni i sanatoriumit, i cili ka kapacitet prej 54 shtretërish, ku do investohet, do rregullohet, do mundësohet që parametrat të jenë sa me optimale për trajtimin e kësaj sëmundje”, tha ai.
Drejtori i Spitalit të Korçës thekson se për përballimin e situatës ka në gatishmëri personelin mjekësor.
“Për kushtet e tanishme dhe këto kapacitete janë, ekziston stafi mjekësor që mund të bëjë trajtimin e diagnostikimin por kjo varet gjithmonë, situata është dinamike dhe të gjithë shpresojmë që këto kapacitete të jenë të nevojshme dhe jepet maksimumi për personat që do trajtohen”, shtoi ai.
Po ashtu alarmante janë dhe shifrat e qarkut, 900 persona janë aktiv me Covid-19, 100 prej tyre mësues duke shkaktuar kështu problematike edhe ne institucionet arsimore.”
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta