Pandemia e Covid-19, tre humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale raporton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre persona të infektuar me Covid-19, ndërsa janë evidentuar 655 të infektuar të rinj.
Aktualisht në katër spitalet Covid po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Ministria thekson se janë shëruar edhe 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327, që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14161
Fier 1779
Shkodër 1321
Durrës 1266
Lezhë 992
Vlorë 956
Korçë 899
Elbasan 890
Berat 789
Dibër 563
Gjirokastër 461
Kukës 396
Prej fillimit të pandemisë në Shqipëri janë raportuar gjithsej 1233 të vdekur, ndërsa rastet aktive mbeten të larta.Në buletinin ditor të MSH-së bëhet e ditur se rastet aktive në gjithë vendin kanë shkuar në 24 473.
Qarku më i prekur në Shqipëri është Tirana, e cila ka numrin më ta lartë të të vdekurve dhe rasteve të infektimit. Autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të zbatojnë masat, të respektojnë distancën dhe të mbajnë maskë.
Sipas tyre, këto masa janë të thjeshtë, por tepër të dobishme për të frenuar përhapjen e gjerë të virusit në popullatë.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta