Pandemia e Covid-19, nëntë viktima në 24 orët e fundit në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat mbi pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit raportohen nëntë të vdekur dhe 375 raste të reja me coronavirus, të dhëna këto, që tregojnë një gjendje më të stabilizuar të pandemisë në vendin tonë.
Krahas rasteve të reja, gjithashtu tregues pozitiv mbetet fakti se në orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm.
Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13195
Fier 1602
Shkodër 1345
Durrës 1271
Vlorë 1070
Korçë 960
Elbasan 892
Berat 880
Lezhë 877
Gjirokastër 510
Kukës 447
Dibër 382.
Që prej fillimit të pandemisë kanë humburi jetën 1143 qytetarë si pasojë e infektimit me coronavirus. Autoritetet shëndetësore ftojnë qytetarë të tregojnë kujdes, të respektojnë masat anticovid dhe të shmangim vendet ku vihen re grumbullime masive.
Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët, që nëse kanë shenja të ngjashme me Covid-19 të bëjnë testin dhe të fillojnë trajtimet e duhura, sipas rekomandimit të bluzave të bardha.
Në Shqipëri qarku më i prekur vijon të mbetet Tirana, e cila kryeson si për nga numri i rasteve të reja ashtu dhe për numrin e viktimave nga Covid-19.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta