Papa Françesku shpreh shqetësim për situatën në Ukrainë

23 Janar 2022 | 17:18

Papa Françesku shprehu të dielën shqetësimin e tij për “tensionet në rritje” në Ukrainë që kërcënojnë paqen dhe bëri thirrje për një dialog që vë në qendër “vëllazërinë njerëzore në vend të interesave partiake”.

“Po ndjek me shqetësim rritjen e tensioneve që kërcënojnë të shkaktojnë një goditje të re të paqes në Ukrainë dhe të vënë në pikëpyetje sigurinë në Evropë, që mund të ketë edhe pasoja më të gjera”, tha Papa më 23 janar.

“Unë po ndjek me shqetësim rritjen e tensioneve që kërcënojnë paqen në Ukrainë dhe vënë në pikëpyetje sigurinë në Evropë, që mund të ketë pasoja edhe më të gjera”, tha Papa Françesku.

Ai thirri një ditë ndërkombëtare të lutjeve për Ukrainën më 26 janar. Vatikani nuk dha ndonjë detaj se si Papa do ta shënojë këtë ditë.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë paralajmëruar se grumbullimi i mbi 100,000 trupave ruse në kufi me Ukrainën mund të jetë përgatitje për një pushtim të mundshëm të Ukrainës.

Moska, që ka mohuar se po planifikon ta pushtojë Ukrainën, ka kërkuar garanci nga NATO, që do të ndalonte anëtarësimin e ish-shteteve sovjetike, siç është Ukraina, në këtë aleancë ushtarake.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mision shpëtimi në hapësirë, anija kozmike “Link” niset për të ngritur orbitën e teleskopit Swift që rrezikon të bjerë në Tokë

Anija kozmike Link, në pronësi të kompanisë së teknologjisë së mbrojtjes Katalyst Space Technologies, u nis nga Ishujt Marshall me qëllim që të ndërhynte në...
14:52 | 03/07/2026

Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE

Ukraina dhe Moldavia shënuan një tjetër moment historik në përpjekjet e tyre për t’u pranuar në BE në një takim teknik të premten, pasi shtetet...
14:19 | 03/07/2026

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan

Komediani i njohur turk Deniz Göktaş është arrestuar në aeroportin e Stambollit pas kthimit të tij në vend, nën akuzat për fyerje të supozuar të...
13:50 | 03/07/2026