Papa Françesku takon viktimat e abuzimit seksual nga klerikët në Portugali
Papa Françesku ka zhvilluar një takim privat me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët gjatë një vizite pesë-ditore në Portugali.
Në një deklaratë, Vatikani tha se tubimi ishte mbajtur të mërkurën në një “atmosferë dëgjimi intensiv”.
Një raport i këtij viti arriti në përfundimin se të paktën 4,815 fëmijë ishin abuzuar në Portugali dhe se Kisha kishte kërkuar “sistematikisht” ta fshehë këtë çështje.
Në një shërbim të mbrëmjes në Lisbonë, Papa tha se Kisha duhet të dëgjojë “klithmën e ankthshme të viktimave”.
Ai shtoi se skandali “na thërret në një pastrim të përulur dhe të vazhdueshëm” dhe se zemërimi i përhapur mbi të kishte kontribuar në një “shkëputje në rritje nga praktika e besimit”.
Takimi, i mbajtur në misionin diplomatik të Selisë së Shenjtë në Portugali, përfshiu 13 viktima të abuzimit dhe zgjati më shumë se një orë, tha Vatikani.
Të pranishëm ishin edhe zyrtarë të Kishës Portugeze përgjegjëse për mbrojtjen e të miturve.
Në shkurt, një komision i pavarur i ngritur nga Kisha Katolike në Portugali publikoi një raport që dokumentonte përvojat e 564 personave që thanë se ishin abuzuar nga priftërinjtë ose zyrtarë të tjerë të Kishës.
Në shumë raste, dëshmitë treguan për të mitur të tjerë që ishin abuzuar, pra përllogaritja e mijëra viktimave në total.
Duke paraqitur raportin, presidenti i komisionit, psikiatri i fëmijëve Pedro Strecht, tha se vlerësimi përfaqësonte “minimumin absolut” dhe se “këto shifra janë vetëm maja e ajsbergut”.
Duke i nderuar ata që kishin kontaktuar komisionin për të dhënë dëshmi, ai tha se kishin “guxuar t’i jepnin zë heshtjes”.
Papa Françesku ndodhet në Portugali për të shënuar Ditën Botërore të Rinisë, një festival njëjavor i ngjarjeve fetare dhe kulturore që organizohet nga Kisha çdo disa vjet në qytete anembanë botës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve