Papa i drejtohet Erdoganit: Një shoqëri nuk është e gjallë nëse nuk është pluraliste
Papa Leo XIV i bëri thirrje Turqisë të “bëhej një faktor stabiliteti dhe afrimi midis popujve”, duke tërhequr vëmendjen për “homogjenizimin” e saj, gjatë takimit të tij me Presidentin turk, Tayyip Erdogan, në Ankara.
“Turqia mund të jetë një faktor stabiliteti dhe afrimi midis popujve në shërbim të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Papa, duke theksuar se vendi është gjithashtu “një udhëkryq ndjeshmërish, homogjenizimi i të cilave përbën varfërim”.
Për shkak të vendndodhjes gjeografike dhe diversitetit të saj, “ky vend është një urë midis Lindjes dhe Perëndimit, midis Azisë dhe Evropës dhe një udhëkryq kulturash dhe fesh”, deklaroi Leo XIV.
“Homogjenizimi” i Turqisë “do të përbënte varfërim”, paralajmëroi ai para presidentit të Turqisë, partia e të cilit ka qeverisur vendin laik kryesisht mysliman sunit që nga viti 2002.
“Një shoqëri nuk është e gjallë nëse nuk është pluraliste”, theksoi Papa, duke iu referuar pakicave të krishtera që përbëjnë vetëm 0.1% të popullsisë prej 86 milionësh dhe vazhdojnë të luftojnë kundër trajtimit të pabarabartë dhe ndjenjës së përjashtimit.
“Dua t’ju siguroj se të krishterët, të cilët përbëjnë dhe ndihen pjesë integrale e identitetit turk (…) kanë gjithashtu vullnetin për të kontribuar pozitivisht në unitetin e vendit tuaj”, tha Leo XIV.
“Në një shoqëri si ajo e Turqisë, ku feja luan një rol të dukshëm, është me rëndësi themelore të nderohet dinjiteti dhe liria e të gjithë fëmijëve të Zotit: grave dhe burrave, bashkatdhetarëve dhe të huajve, të varfërve dhe të pasurve”.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona