Papa Leoni: Nuk jam i interesuar të përballem me Trumpin
Nuk jam i interesuar të hyj në një përballje me Trumpin “, tha Papa Leoni XIV, duke folur me gazetarët në aeroplanin që po e çonte në Angola, Afrikë.
“Fjalimet që lexoj këtu në Afrikë, në shumë raste, janë shkruar dy javë më parë, shumë kohë para se presidenti amerikan të komentonte për personin tim dhe mesazhin e paqes që unë promovoj. E megjithatë, disa i interpretuan ato sikur doja të hyja në një përballje të re me presidentin, gjë që nuk është në interesin tim”, shtoi Papa.
“Ne vazhdojmë udhëtimin tonë, vazhdojmë të predikojmë mesazhin e Ungjillit, për promovimin e vëllazërisë”, theksoi Papa Prevost.
Para se të nisej nga Kameruni për në Angolë, në një shërbesë që kremtoi në aeroportin ushtarak të Yaounde, Leoni nënvizoi: “Kisha është përballur me stuhi dhe erëra të kundërta kaq shumë herë gjatë lundrimit të saj nëpër shekuj. Është ajo që ndiejmë kur mendojmë se po fundosemi, se po na mposhtin forca kundërshtare, kur gjithçka na duket e errët dhe ndihemi të vetmuar e të dobët. Por nuk është kështu. Jezusi është me ne, gjithmonë, më i fortë se çdo forcë e së keqes”.
Vlen të përmendet se presidenti amerikan e akuzoi Papa Leonin disa ditë më parë se i shërbente të Majtës Radikale, duke e akuzuar atë se ishte “tepër liberal” dhe “nuk besonte në luftën kundër krimit”.
Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin
Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar