Papastërtia në qytetin e Vlorës, turistët të pakënaqur

23 Korrik 2022 | 16:06

Nga Pogradeci, kryeministri Rama kritikoi kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin, i cili sipas tij nuk merret me pastërtinë e qytetit dhe potencialin që ka Vlora në vetvete.

Por si duket Vlora përgjatë këtij sezoni turistik sa i përket pastërtisë?

“Qyteti është shumë i mirë por vlen për të dëshiruar për shumë gjëra. Përsa i përket pastërtisë kam rezerva dhe ajo që më bën përshtypje edhe në tavolinë me miqtë e mi, është se unë çdo vit vij këtu dhe shikoj plehra që nuk hiqen, gëlqere që nuk hidhen pranë kazanëve, rrugë të çara me pluhur me pisllëqe.

“Jam nga Polonia. Ajo që më çudit është se njerëzit hedhin bishtat e cigareve nga dritarja e makinës dhe të gjithë i lënë qeset me plehra në plazh dhe presin t’i heqin kamarierët. Të gjithë i lënë shishet plastike përgjatë bregut”, shprehen qytetarë dhe turistë.

Buxheti i dedikuar për pastrimin për këtë vit është 384 milionë lekë. Situata me papastërtinë është krijuar edhe si pasojë e përplasjes së Bashkisë me firmën e nënkontraktuar për pastrimin e qytetit.

“Problematikë mbetet pastrimi i sheshit i cili në shumë raste nuk kryhet nga firma nënkontraktore për pastrimin. Bashkia e Vlorës është në proces gjyqësor me firmën dhe për çdo punë të pa mbaruar i heq asaj 1/4 e pagesës çdo muaj”, thotë zyra e shërbimeve publike në Bashkinë e Vlorës.

Firma që ka fituar tenderin kohë më parë pretendon se bashkia nuk i është përmbajtur kontratës.

“Jemi duke bërë maksimumin, bashkia e Vlorës ka 6 muaj pa na paguar, për këtë e kemi hedhur në gjyq. Problem mbetet edhe orari i mëngjesit, kemi kërkuar të nisë më herët pasi shpesh kemi vështirësi ndërhyrjeje për shkak të parkimeve”, shprehet firma e nënkontraktuar.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, akordoi një fond prej 205 milionë lekësh që do t’i vinte në ndihmë pastrimit në bashkitë bregdetare përgjatë sezonit të verës. Përvec Vlorës, përfitues ishin të gjithë qytetet e tjera.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagoset me armë një person në Kamëz, humb jetën në spitalin e Traumës

Një person ka mbërritur këtë të hënë tek spitali i Trauma i plagosur me armë. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në Kamëz në rrethana...
12:11 | 08/06/2026

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person në Korçë (VIDEO)

Agjentët e Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës këtë të hënë kanë arrestuar një person në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dishnicë, pasi kishin marrë...
11:52 | 08/06/2026

Amnistia penale, Gogu te Komisioni i Ligjeve: 380 persona përfitojnë liri të plotë. 900 përfitojnë ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve ka prezantuar projektligjin për amnistinë penale. Projektligj që pritet të kalojë në seancë plenare për...
11:39 | 08/06/2026