“Paqe” mes Erdogan dhe Mitsotakis, takim “kokë më kokë” larg kamerave në OKB

21 Shtator 2023 | 09:33

Presidenti  turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u zotuan të ruajnë atmosferën pozitive në marrëdhëniet dypalëshe. Dy liderët u takuan larg syrit te medias për rreth një orë  në Neë York ku morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Zyrat e medias bën me dije se të dy udhëheqësit konfirmuan klimën pozitive në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Athinës dhe vendosmërinë e tyre për ta ruajtur atë.

Të dy liderët shkëmbyen mendime edhe për çështje rajonale dhe ndërkombëtare. Ata diskutuan fenomenet e fatkeqësive natyrore dhe krizën klimatike, veçanërisht në rajonin e Mesdheut, të cilat kanë prekur shumë të dyja vendet.

Gjithashtu, ata ranë  dakord të forcojnë bashkëpunimin dypalësh në mbrojtjen civile si një çështje prioritare, të punojnë së bashku për të trajtuar çështjen e migracionit, duke pranuar se kjo është një sfidë e përbashkët për të dy vendet.

Kujtojmë se Turqia dhe Greqia, dy vende fqinje, kanë  një histori marrëdhëniesh të tensionuara për çështje të ndryshme. Türqia, një anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, ka shprehur vitet e fundit  kundërshtimet e saj ndaj veprimeve të Greqisë në rajon, duke përfshirë armatimin e ishujve pranë brigjeve turke, të cilët janë çmilitarizuar sipas detyrimeve të traktatit. Ankaraja ka argumentuar se veprime të tilla minojnë përpjekjet për të promovuar paqen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978

Ministria e jashtme e Nikaraguasëka njoftuar këtë të enjte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Italinë për shkak të vrasjes në vitin 1978 të një ish-kryeministri...
20:12 | 16/07/2026

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026

“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët

Qeveria britanike i kërkoi të enjten FIFA-s të hetojë ekipin e Argjentinës pasi lojtarët që festuan fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës me një banderolë që pretendonte...
18:15 | 16/07/2026