“Para marramendëse e flori”- Ferhati: Si e gjeti policia pasurinë brenda 1 fuçie
Gazetari Edi Fehrati ka nxjerrë më shumë detaje lidhur me megaoperacionin e SPAK, ku u goditën grupe të fuqishme kriminale në vend.
Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Fehrati tha se shuma prej 3 milionë eurosh kesh të gjetura në një banesë të një grupi kriminal në Durrës, ishte e fshehur në një fuçi, me qëllim që të mos dëmtoheshin paratë.
Ai tha gjithashtu se ky grup ku është gjetur kjo sasi e madhe e parave kesh, është një prej më të fuqishmëve në vend, me lidhje të forta politike.
“Ka marrë titullim megaoperacion për shkak të shtrirjes së këtij operacioni në disa qarqe të vendit dhe sigurisht për shkak të përfshirjes së një sërë komponentësh, ish-politikanë apo ish-drejtues ose drejtues të bandave të ndryshme kriminale.
Ose edhe shkak të sasive të mëdha të parave kesh. Nuk besoj të ketë pasur një sasi prej 3 milionë eurosh kesh, e cila është sekuestruar në një banesë të Durrësit, ku kjo banesë dyshohet që të jetë qendra apo baza e një grupi kriminal që vepron në qytetin bregdetar. Një grup kriminal që vitet e fundit dyshohet të ketë patur mbështetje shumë të fortë politike.
Dhe ka ndikim të jashtëzakonshëm në organet ligjzbatuese dhe këtu i referohem Policisë së Shtetit. Në këtë bazë që u gjetën 3 milionë euro, të ruajtura në një fuçi që të mos kalbeshin paratë. Aty janë sekuestruar edhe koleksioni i orave të shtrenjta, me vlerë 500 mijë euro”, tha Fehrati.
LEXONI GJITHASHTU:
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh