Para të padeklaruara në këmbim të kriptomonedhave, në kërkim 48-vjeçari nga Kosova
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim administratorin e një subjekti që shërbente për këmbimin e parave duke i hedhur në portofola virtualë dhe anasjelltas. Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë një punëtor i këtij subjekti.
60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme janë sekuestruar si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro.
“Shtetasi R. N., 48 vjeç, banues në Kosovë administronte një subjekt në të cilin kishte punësuar shtetasin R. B. 22 vjeç, banues në Tiranë. Klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofola virtualë dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompetente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre. Gjatë operacionit u sekuestruan 60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro, 2 kompjuterë, 1 laptop, dhe një aparat celular”, bëri me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Mbreti i kriptovalutave” dënohet me 4 muaj burgim për pasaportë false
- Kërkohej nga FBI për mashtrime miliarda $, arrestohet “mbretëresha e kriptovalutës”
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë