Para zhdukjes lëvizje drejt Kosovës, Policia asnjë version për Ervis Martinajn

14 Shtator 2022 | 15:14

“Policia e Shtetit sot nuk di ta thotë akoma, ore u vra apo nuk u vra”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama për zhdukjen e Ervis Martinajt javën e kaluar.

1 javë më pas Policia e Shtetit, ende nuk e ka një përgjigje për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Në hetime është angazhuar edhe sektori i krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme pasi prokuroria e Kurbinit po e heton çështjen për rrëmbim personi.

E telenovela, ashtu siç e cilësoi kryeministri, me shumë gjasa do të vijojë pasi hetuesit ende nuk kanë gjetur prova konkrete për të dalë në një konkluzion.

Euronews Albania ka siguruar foton dhe të dhëna nga sistemi TIMS, ku para shpalljes në kërkim Martinaj figuron të ketë patur dalje të shpeshta në Kosovë.

Në këtë periudhë në rrugë operative policia disponon të dhëna për udhëtime të tij edhe drejt Spanjës e Austrisë.

Nga ana tjetër ka dyshime se 40-vjeçari mund të ketë përdorur edhe dokumente të falsifikuara.

Paralelisht me pistën e rrëmbimit, policia po heton edhe një inskenim të mundshëm.

Çështja vijon të hetohet nga prokuroria e Kurbinit ndonëse Martinaj kërkohet nga SPAK pasi i shpëtoi operacionit “Plumbi i artë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026