“Parajsa artificiale” e Blushit, në edicionin e IV të Panairit të Librit në Kamzë
Publicisti Ben Blushi prezantoi botimi e tij më të ri “Parajsa Artificiale” në panairin e Librit në Kamzë.
Autori sjell një këndvështrim të botës e cila nëpërmjet teknologjisë mund të çlirohet nga shumë probleme. Një qasje e guximshme e cilësuar artificiale por që në vetvete mbart zgjidhje për kohën ku ne jetojmë
“Kisha dy mundësi ose ta quaja parajsa artificiale ose ferri artificial. Po ta quaja ferri artificial do ishte pak më problem. Ferri është më i natyrshëm se parajsa. Sot jetojmë në një kohë që harxhojmë 70% të kohës online. Kemi një komunikim artificial me botën dhe njerëzit që na rrethojnë. Na ka zëvendësuar komunikimin e natyrshëm. E ardhmja natyrisht që i takon teknologjisë. Libri merr përsipër të tregojë si do të jetë bota jonë pas shumë vitesh”,-tha shkrimtari Ben Blushi.
Botimi e vë lexuesin në dy gjendje, ferri ku ai hyn në atë që autori e cilëson ferri ku mund të sajohet një luftë ndërsa në pjesën e dytë vjen parajsa ku personazhi kryesor tregon se si mund të jetë parajsa e vërtetë përmes teknologjisë.
Edicioni i katërt i Panairit të i Librit në Kamzë solli tek publiku një mori botimesh të reja ku lexuesi pati edhe mundësi të takojë nga afër autorë dhe botues të shumtë. Ai do të qëndrojë i hapur deri më 3 maj.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 20:57 Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon
- 20:49 AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
- 20:31 Bllokohet një dërgesë me ndihma për shqiptarët në Luginën e Preshevës, akuzohen autoritetet serbe
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE