“Parajsa e gjelbër”- Prestigjozja “Le Monde” reportazh për alpet shqiptare
Prestigjozja franceze “Le Monde” i ka kushtuar një artikull të veçantë bukurisë së alpeve shqiptare.
Në reportzahin e gazetës franceze kushtuar Thethit dhe Valbonës, bukuritë e vendit tonë cilësohen si “parajasa e gjelbër”.
Reportazhi këshillon të gjithë të apasionuarit e turizmit malor se në Shqipëri mund të gjejnë shtigje pak të populluara dhe me çmime shumë të lira.
“Edhe nëse të kujton Pirenejtë, pikërisht me këtë emër njihet ky masiv gëlqeror i Shqipërisë. Një parajsë e vogël e gjelbër për alpinistët që kërkojnë shtigje që nuk janë as shumë të rrahura dhe as shumë të shtrenjta”, shkruan Le Monde.
Reportazhi këshillon audiencën franceze se Shqipëria po fillon një rikthim turistik, ku ofron jo vetëm bukuritë e maleve, por dhe qytetet kulturore dhe detin Adriatik dhe Jon.
“Shqipëria po fillon një rikthim turistik, pa dyshim duke shpresuar të zëvendësojë Kroacinë pas pak vitesh si parajsën ballkanike. Pikat e forta për këtë? Një kryeqytet që është ofruar për të ngjyrosur dhe shumëfishuar veprat e artit të rrugës, qytetet kulturore të Jugut, plazhet e Adriatikut dhe malet që ofrojnë mundësi të mrekullueshme për ecje”, thuhet në reportazh.
Edhe kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social, facebook, reportazhin.
“Kolosi mediatik francez “Le Monde” i rikthehet Shqipërisë, këtë herë me një reportazh të dedikuar alpeve tona, Thethit e Valbonës, duke e përshkruar një “parajsë të vogël e të gjelbër për alpinistët që kërkojnë shtigje që nuk janë as shumë të rrahura”, shkruan Rama.
Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat