‘Parajsa’ e Mikolaivit, kopshti zoologjik ku ukrainasit mund të shijojnë paqen

8 Nëntor 2022 | 20:07

Në një ditë të bukur vjeshte, kopshti zoologjik në Mikolaiv duket i qetë, me vizitorët që mund ta lënë luftën pas për disa momente.

Ekspozimi i copëzave të raketës që ra këtu më herët dhe tingujt e shpërthimit i kthejnë njerëzit në realitetin se ata nuk janë larg frontit të luftës përballë Rusisë.

Sidoqoftë, kopshti mbetet një nga vendet e pakta të hapura për argëtimin e qytetarëve të Mikolaivit.

“Ky është një vend i mrekullueshëm ku ne mund të relaksohemi dhe të kalojmë pak kohë me fëmijët, t’i argëtojmë ata dhe t’u mësojmë disa gjëra. Kopshtet nuk funksionojnë për momentin, ndaj po mundohemi t’i edukojmë ashtu siç mundemi”, thotë një grua.

Për t’i mbajtur kafshët të shëndetshme në këto rrethana, këtij kopshti i është dashur të tejkalojë shumë vështirësi. Atij iu desh të gjente një burim të ri uji të pijshëm për kafshët, ushqimet dhe madje medikamentet. Gjithashtu, drejtuesve iu desh të garantonin sigurinë e punonjësve dhe vizitorëve.

“Në qytet nuk ka ujë të freskët të pijshëm, nga grykëderdhja vjen ujë i kripur që depërton në rubinete. Por ne sjellim ujë të freskët për kafshët përmes cisternave të mëdha, në çdo departament”, shprehet Yuriy Kyrychenko, nëndrejtor i kopshtit zoologjik të Mikolaivit.

Menaxherët thonë se kopshti i Mikolaivit sot ekziston falë ndihmës së vullnetarëve ukrainas e të huaj, nga mbështetjet e jashtme dhe donacionet. Njerëz nga e gjithë bota blejnë bileta online për ta mbështetur atë. Gjithashtu, kopshti u ka ofruar strehë kafshëve shtëpiake që njerëzit kanë lënë pas gjatë evakuimit.

Momenti më shqetësues për punonjësit e tij është gjatë natës, kur Mikolaivi shpesh herë tronditet nga raketat dhe dronët rusë.

Sfida më e madhe për momentin është ardhja e dimrit. Përgatitjet për një sezon të ftohtë zgjasin prej muajsh, por infrastruktura e ngrohjes dhe ajo elektrike e qytetit është e brishtë, pasi ndodhet nën sulmet e raketave ruse. Stafi i kopshtit thotë se do të bëjë gjithçka për t’i mbajtur kafshët të sigurta, por sa do mund të zgjasin?

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026