Parakalimi i gabuar i merr jetën shoferit, dy të plagosur

23 Mars 2022 | 23:45

Një person ka humbur jetën, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur në rrugën Thumanë – Fushë-Krujë.

I vdekur ka mbetur një prej drejtuesve të dy makinave që u përfshi në përplasje.

Aksidenti ishte shumë i fortë, sa që u desh ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses për të nxjerr personat që ndodheshin brenda makinave.

Policia po heton për shkakun e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se arsyeja është bërë parakalimi i gabuar.

Drejtuesi i makinës tip “Golf” mendohet se ka bërë parakalim të gabuar, ndërsa viktimë ka mbetur drejtuesi i makinës tjetër.

Rruga Thumanë – Fushë-Krujë është një prej akseve me numrin më të lartë të vdekjeve në aksidentet rrugore në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfituan përmes mashtrimit nga kontrata koncesionare për ndërtimin inceneratorit të Tiranës, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të enjte ka marrë vendimin dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që ka përfituar...
15:16 | 02/07/2026

12 efektivë të dëmtuar gjatë protestës para Parlamentit, policia zbardh EMRAT

12 punonjës policie mbetën të dëmtuar në përplasjet e dhunshme me protestuesit gjatë protestës së zhvilluar për disa orë me radhë para Parlamentit të enjten,...
14:51 | 02/07/2026

Protestuesit përplasen me faturinon dhe shoferin e autobusit të Tufinës (VIDEO)

Një grup protestuesish të mbledhur pranë komisariatit numër 4 në kryeqytet, aty ku janë vendosur disa nga personat e shoqëruar në protestën para Parlamentit janë...
14:42 | 02/07/2026