Paralajmërim për cunami në Japoni, pas tërmetit 7.3 ballë

Credits CNN
16 Mars 2022 | 22:00

Një paralajmërim për cunami është lëshuar nga zyrtarët japonezë pas një tërmeti me magnitudë 7.3 ballë, të mërkurën.

Cunami mund të prekë zonat e Miyagi dhe Fukushima.

Tërmeti tronditi një pjesë të madhe të Japonisë Lindore, përfshirë Tokion, ku shumë ndërtesa pësuan dëme.

Kryeministri Fumio Kishida tha se qeveria po punonte për të vlerësuar shkallën e çdo dëmi pas tërmetit.

Kompania energjetike TEPCO tha se po vlerësonte ndikimin e tërmetit në stacionin bërthamor të Fukushimës, i cili u godit nga një tërmet shkatërrues dhe cunami në vitin 2011. Tërmeti i vitit 2011 ishte me magnitudë 9.0 ballë dhe si pasojë e tij humbën jetën më shumë se 20,000 njerëz.

Japonia është një vend shumë i prekur nga tërmetet. Vendndodhja gjeografike e Japonisë përgjatë Unazës së Zjarrit të Paqësorit e bën vendin shumë të ndjeshëm ndaj tërmeteve dhe cunamit. Unaza e Zjarrit është një zonë  në pellgun e Oqeanit Paqësor, ku ndodhin një numër i madh i tërmeteve dhe shpërthimeve vullkanike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026