Paralajmërimi i Borrell në OKB: Lindja e Mesme, drejt luftës konkrete
Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell paralajmëroi se përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban mund të kthehet në një luftë të mirëfilltë. Ai theksoi se rruga drejt paqes nis me armëpushimin në Gaza.
“Skenari më i keq, më duhet ta them, po materializohet. Pritshmëritë negative po bëhen realitet. Neve na duhet paqe në Lindjen e Mesme, pasi përshkallëzimi përbën rrezik për të gjithë rajonin”, tha Borrell.
Borrell foli gjithashtu për luftën në Ukrainë. Ai shprehu shqetësimin e tij se Rusia do të përpiqet ta shkatërrojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës në prag të dimrit.
“Për të mbështetur Ukrainën, ne kemi bërë në Komision një propozim për të mbledhur 35 miliardë euro ndihma ushtarake dhe ekonomike. Të dyja këto ndihma duhet të ofrohen njëkohësisht. Nuk ka kuptim të ofrohet një gjenerator energjie nëse ai do të shkatërrohet nesër”, u shpreh ai.
Borrell vlerësoi Ukrainën për përpjekjet e suksesshme në goditjen dhe shkatërrimin e depozitave me municione të Rusisë. Ai tha se grupimi G7 do të diskutojë opsionin që Ukraina të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi javën e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin