Paralajmërimi i Rusisë nëse Finlanda dhe Suedia futen në NATO
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha të hënën se Finlanda dhe Suedia nuk duhet të kenë iluzione se Moska ‘do të durojë anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake të NATO-s, duke e quajtur atë një gabim që do të kishte pasoja të gjera’.
Lëvizja nga dy fuqi historikisht neutrale do të ishte një nga ndryshimet më të mëdha në ‘arkitekturën’ e sigurisë së Evropës për dekada, duke reflektuar një ndryshim gjithëpërfshirës në perceptimet në rajonin nordik që kur Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt.
“Ata nuk duhet të kenë iluzione se ne thjesht do ta durojmë”, shtoi më tej Ryabkov.
NATO dhe Shtetet e Bashkuara thanë të dielën se ishin të bindur se Turqia nuk do të ndalonte anëtarësimin e dy shteteve nordike në aleancën ushtarake perëndimore.
Së fundmi ka ardhur një reagim edhe nga një zëdhënës i Pentagonit, i cili deklaroi Rusia nuk mund të vendosë nëse Suedia dhe Finlanda mund të anëtarësohen në NATO.
LEXONI GJITHASHTU:
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara
- 10:56 Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030
- 10:54 GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi
- 10:53 Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë
- 10:41 Një grup protestuesish mblidhen jashtë ambienteve të SPAK-ut, dorëzojnë “librin” ‘The Albanian Files’
- 10:40 Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në Kosovë, bastisen disa objekte, dyshime për pastrim parash
- 10:38 Braho në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Hetimi i krimit zgjedhor duhet të ndjekë gjurmën e parasë