Paralajmërimi i Zelenskyt për luftë në Ballkan, Haradinaj: Zgjidhja për Kosovën

18 Nëntor 2023 | 19:54

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë.

Ish-kryeministri kosovar ka deklaruar se dtesa për Kosovën në NATO dhe anëtarësimi i menjëhershëm i saj është çelësi që zgjidh çështjen e sigurisë.

Gjithashtu ai këshillo se KFOR, duhet ta angazhojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në patrullime të përbashkëta

“Ftesa për Kosovën në NATO, anëtarësimi i menjëhershëm dhe i plotë është zgjidhja. KFOR ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Eulex-in. Të gjitha institucionet e sigurisë të bashkohen për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli, si në aspektin politik, të sigurisë dhe në ekonomi.

Kujtojmë se reagimi i Haradinaj, vjen pas deklaratës së Zelenskyt të enjten se duhet një vëmendje më e shtuar në Ballkan, pasi sipas tij, ka informacione që Rusia po planifikon që ta nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026