Paralajmërimi për luftë, Biden telefonatë me Putin

12 Shkurt 2022 | 09:02

Mes tensioneve në rritje në kufirin ukrainas presidenti Joe Biden dhe Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike këtë të shtunë.

SHBA beson se pushtimi është i afërt, ndonëse nuk mund ta thonë me siguri. Megjithatë, ata këshillojnë qytetarët e tyre që të largohen nga Ukraina

“Çdo amerikan në Ukrainë duhet të largohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe në çdo rast në 24 deri në 48 orët e ardhshme. (…) Nëse qëndroni, ju po merrni përsipër rrezikun, pa asnjë garanci se do të ketë ndonjë mundësi tjetër për t’u larguar, dhe asnjë perspektivë për një evakuim ushtarak amerikan në rast të një pushtimi rus”, u shpreh Jake Sullivan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA.

Ndihma ushtarake në Ukrainë vijon dhe pavarësisht se Biden ka përjashtuar çdo ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake, Uashingtoni do të vendosë 3.000 ushtarë shtesë në Poloni dhe do të zhvendosë 1.000 të tjerë nga Gjermania në Rumani. Të dyja vendet kufizohen me Ukrainën.

Ajo që SHBA thotë është se Rusia ka dislokuar mjaftueshëm fuqi ajrore, detare dhe tokësore për të mbështetur një luftë në ditët e ardhshme.

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake Rusi-Bjellorusi të nisura së fundmi e bënë kërcënimin edhe më të madh, por Moska këmbëngul se ato do të përfundojnë fundjavën e ardhshme dhe nuk po përgatiten për luftë.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se “situata ushtarako-politike në Evropë po tensionohet gjithnjë e më shumë dhe nuk është faji i tyre”.

Rusët po këmbëngulin që Perëndimi të mbajë Ukrainën dhe vendet e tjera ish-sovjetike jashtë NATO-s. Ajo gjithashtu dëshiron që NATO të përmbahet nga vendosja e armëve pranë kufirit të saj dhe të tërheqë forcat e aleancës nga Evropa Lindore, kërkesa të refuzuara kategorikisht nga Perëndimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

 Një tërmet i fortë godet Indonezinë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi Indonezinë lindore të premten, pa raportime të menjëhershme për viktima apo dëme, raportoi The Neë...
08:46 | 03/07/2026

Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork

Hebrenjtë ishin viktima të 55 për qind të të gjitha krimeve të konfirmuara të urrejtjes në New York City në gjysmën e parë të vitit...
07:34 | 03/07/2026

Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, tha sot se Finlanda, pas heqjes së ndalimit për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e...
07:33 | 03/07/2026