Paralajmërimi për rrezik nga Irani, reagon Ambasada Amerikane për Euronews Albania

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
2 Prill 2026 | 10:50

Një reagim tjetër posaçërisht për Euronews Albania ka ardhur këtë të enjte nga Ambasada Amerikane, lidhur me deklaratën e djeshme të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë ditën e djeshme, për kujdes ndaj kërcënimeve me Iranin.

Për gazetaren e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj, zyra e shtypit të Ambasadës Amerikane ka thënë se “administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë.”

Reagimi i Ambasadës Amerikane për Euronews Albania:

Përshëndetje, Esmeralda

Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund t’i atribuohet një zyrtari të ambasadës:

 “Administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve.  Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara vlerëson bashkëpunimin e saj të ngushtë në çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka shfaqur një angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të gjithë banorëve të Shqipërisë.  Ne do të ofrojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm.”

 Zyra e Marrëdhënieve me Publikun

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026