Paralajmëron analisti: Do të shtohen krimet zgjedhore
Analisti Hysni Gurra tha në një intervistë për Euronews Albania se do të shtohen shit-blerjet e votave.
Sipas tij ka disa tentativa për krime zgjedhore, që siç sqaroi Gurra bëhen para se qytetarët të shkojnë drejt kutive të votimit.
“Do të bëhen evidente edhe më shumë në ditët në vijim, po them edhe një ditë pas zgjedhjeve. Mazhoranca përpiqet të blejë. Fillimisht ka hyrë në një garë ku kundërshtari nuk është i barabartë. I kanë marrë logon e partisë me vendim gjykate, i ka marrë kohën televizive, pra e ka shmangur, e ka nxjerrë nga korsia komplet në mënyrë të dhunshme.
Ne dimë që gjithë administrata shtetërore dhe ajo qendrore përdoret në funksion të zgjedhjeve, është fryrë vazhdimisht, ka 6-7 muajt e fundit që fryhen në momentet e fushatave elektorale për punësime, ndihmat ekonomike, përdorimi i administratës publike, jo për të kryer detyrën për të cilën paguhet, por për të bërë pëlqime dhe komente dhe shpërndarje të lajmeve në Facebook. Kjo është një nga format e deformimit të votës,” – deklaroi Gurra.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion