Paralajmëron EUROPOL: Të miturit, shënjestër të propagandës terroriste

3 Qershor 2025 | 14:20

Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) bëri të ditur se pas një operacioni të gjerë në fund të muajit maj, ka hequr nga interneti mbi 2.000 linqe që përmbanin propagandë xhihadiste dhe ekstremiste të djathtë, e cila kishte për synim të shënjestronte të miturit.

Në këtë aksion morën pjesë Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnja e Hercegovina, Çekia, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Malta, Portugalia, Serbia, Sllovenia, Spanja, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ky aksion i Agjencisë policore të Bashkimit Evropian vjen vetëm disa javë pasi EUROPOL-i krijoi një grup të ri operacional të punës, të dedikuar për luftimin e praktikës gjithnjë e më të përhapur të rekrutimit të të miturve në krim të organizuar dhe të rëndë.

“Grupet terroriste gjithnjë e më shpesh i synojnë të rinjtë, duke shfrytëzuar dobësitë e tyre, por edhe aftësinë e tyre për të përdorur mjete digjitale, për të përhapur ide të dhunshme dhe ekstremiste”, deklaroi drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it, Catherine De Bolle.

“Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi nga rrjetet kriminale është një nga prioritetet tona kryesore”, theksoi ajo.

Në raport përmenden taktika shqetësuese të reja të grupeve ekstremiste, të cilat përdorin inteligjencën artificiale (AI) për të krijuar tekste, imazhe dhe video me qëllim që të afrohen te publiku i ri.

Sipas EUROPOL-it, propaganda shpesh përfshin: kombinime të imazheve të fëmijëve me mesazhe ekstremiste, përmbajtje në formë memesh dhe video të shkurtra me elemente nga lojërat kompjuterike, glorifikim të të miturve që kanë marrë pjesë në sulme terroriste – ku djemtë paraqiten si “luftëtarë” dhe “shpresa e shoqërisë”, ndërsa vajzat si mbështetëse të luftëtarëve të ardhshëm.

Veçanërisht shqetësues është trendi i përdorimit të narrativës së viktimës, ku përmes imazheve të fëmijëve të plagosur apo të vrarë në zonat e luftës, nxitet identifikimi emocional dhe ndjenja e nevojës për hakmarrje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026