“Paramilitarë me bluza të zeza dhe maska”, Karamuço: Është e patolerueshme

1 Qershor 2026 | 22:14

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat dhe dhunën e regjistruar nga policët privatë në Zvërnec. Ai u pyet nëse është normale që policia private të operojë me maska dhe kapuç.

Karamuço u shpreh se është shkelje flagrante e ligjit që të fshihet identiteti. Ai shtoi se policia e shtetit edhe kur është me maska ka një numër identifikimi, një listë të personave të përfshirë në një aktivitet të caktuar.

Ai e ka cilësuar këtë si një veprim të patolerueshëm dhe se është e dënueshme penalisht që të sulmohen qytetarë duke u maskuar. Karamuço e krahasoi maskimin me atë të bandave.

“Ky është rasti më flagrant për t’i vënë gishtin kokës policia e shtetit që nuk mundet tolerohet, të ketë neglizhencë ndaj këtyre grupeve të sigurisë, qoftë të kompanive të fuqishme e tjerë e tjerë, të cilat kujtojnë se janë zot të një territori të caktuar, zot të territorit edhe të atyre privatë në rastin e ngjarjeve është vetëm policia e shtetit.

Këto duhet të kenë të qartë të gjitha këmishat e zeza, bluzat e zeza që bëjnë si grupe paramilitarë. Asnjë forcë në Shqipëri nuk merr dot kompetencat e policisë së shtetit dhe policia e shtetit nuk mund të çedojë nga kompetencat e saj duke u bërë inferiore ndaj këtyre trupave paramilitare.

Ky ka qenë gabim i drejtorisë së policisë së qarkut Vlorë që ka kohë që i shkel syrin disa investitorëve e disa banditëve edhe dje do t’ju them, ka pasur rrethim të disa zonave në Vlorë sepse ka disa baza të grupeve kriminale që janë ende aktive dhe policia aty ka fjetur gjumë krahas këtyre përplasjeve për Zvërnecin.

Pra është një zinxhir komandimi në neglizhencë të plotë që po ju them do ndiqet edhe penalisht, por ky është një mësim për të gjitha drejtoritë e tjera të policisë dhe për policinë e shtetit si organizatë që nuk mund të çëdojë edhe njëherë nga pushteti kompetencat dhe detyrat e saj në shërbim të privatit, personave të tretë dhe këtyre grupeve të papërgjegjshëm”, tha ai ndër të tjera.

https://euronews.al/agjente-ruse-perpara-kryeministrise-karamuco-faktore-te-jashtem-duan-te-sabotojne-investimin/
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026