Parandalohet një vjedhje me armë në Lushnje, 3 persona shpallen në kërkim

Konflikt për pronën
25 Mars 2023 | 10:49

Policia ka parandaluar një vjedhje me armë këtë të shtunë në Lushnje. Sipas informaconeve paraprake, bëhet e ditur se ë vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, punonjësit e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar.

Por drejtuesi i  automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në rrugë, për të ndaluar këtë automjet.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të automjetit tip “Benz” i cili po lëvizte me shumë shpejtësi në drejtim të fshatrave të Peqinit. Për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe tre shtetasit që udhëtonin në automjet e kanë braktisur atë dhe kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, identifikuan tre shtetasit që qarkullonin në automjetin me targa të falsifikuara dhe bënë shpalljen e tyre në kërkim, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, konkretisht shtetasit: R. Ç., 30 vjeç, F. T., 36 vjeç dhe B. M., 66 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026