Parashikimi i Endri Shabanit: PS e di ku i ka votuesit, i ka siguruar votat e saj

6 Mars 2023 | 19:17

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani është shprehur se PS i ka siguruar votat e veta nëpërmjet patronazhistëve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Shabani theksoi ndër të tjera se PS ka përfituar dhe për shkak të dobësimit të opozitës.

“Diskutimi bëhet se kush ka më shumë shanse për të fituar dhe qartazi, ky dobësim që i është bërë opozitës vjen në avantazh të pushtetit. Ka dhe një anë tjetër që i vjen në ndihmë pozitës që është mospjesëmarrja e votuesve në zgjedhje. PS ka ngritur një skemë patronazhistësh, kështu që e ka të sigurt numrin e votuesve të vet. E di ku janë votuesit e vet dhe çfarë hallesh kanë. PS i ka siguruar votat e veta”- tha Shabani.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026