Vëllai i Adem Jasharit në Kuvend: Bashkohuni, të ndahemi përgjithmonë nga Serbia
Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jasharit, në 25-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ftuar spektrin politik që të jetë i bashkuar.
Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, Jashari u bëri thirrje deputetëve që të jenë të bashkuar përballë Serbisë, e më pas të merren me çështje të tjera, shkruan KosovaPress.
“I përshëndes të gjithë, duke i falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë e bijat tona. Ne kemi arritur sot këtu, jemi tubuar të lirë t’i qajmë hallet së bashku njëri me tjetrin. I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave të zhdukur, të gjithë juve këtu. Ju uroj shëndet, lavdi e nder të gjithë atyre që ranë. Këtu është Kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e vendit dhe të shtetit. Ju kisha sugjeruar që të jeni të një gjuhe dhe të një qëndrimi dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi më të tjerat”, tha Jashari.
LEXONI GJITHASHTU:
- 25-vjetori i epopesë së UÇK-së, liderët e Kosovës përkujtojnë familjen Jashari
- 25 vjet nga sulmi i dytë ndaj familjes Jashari
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar