Kuratorja e imazhit, Linda Kalemi thotë se nuk është faji i moderatoreve të cilat japin parashikimin e motit me veshje provokuese, por i televizioneve.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Kalemi u shpreh se televizionet kanë drejtues të cilët, sipas saj, duhet të respektojnë kodin e etikës në profesion.
“Nuk është faji i vajzës në fjalë. Nuk është një kulturë, nuk ka një edukim të kodit të etikës: është skandal. Prandaj ndodhin këto, nuk janë profesionistët. Stilisti nuk mjafton për të rregulluar imazhin e dikujt, është vetëm për veshjen.
Në rastin konkret, zonja në profesion nuk ka asnjë faj, sepse televizioni ka një drejtues që duhet të respektojë kodin e etikës në profesion. Kodi i etikës është standard në të gjithë botën dhe janë disa kritere stadarde në çdo kulturë”, theksoi ajo.
Një status i avokates Dorina Prethi në rrjetet sociale, vinte theksin tek fakti që vajzat e zhveshura dhe provokuese që japin motin në shumë televizione shqiptare, nuk janë një shembull i mirë për të miturit, madje as për familjarët.
LEXONI GJITHASHTU
- Gazetari Zeka: Moti me vajza të zhveshura është trend në botë
- Avokatja: Nuk e fiksova parashikimin e motit kur pashë veshjen provokuese të vajzës
- Qirjaqi përplaset me Bezhanin: Fusha e basketbollit te Liqeni duhet me pagesë