English

Parashikimi i motit për javën, rikthehen reshjet e shiut dhe vranësirat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas një jave me reshje të mëdha shiu, vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën vranësira dhe reshje afatshkurtra gjatë javës së ardhshme.

- Advertisement -

Meteorologu Hakil Osmani tha se java do të fillojë me kthjellime, ndërsa ditët në vijim do të sjellin vranësira dhe shi, veçanërisht në zonat veriore dhe ato qëndrore.

Osmani theksoi se pritet rritje e temperaturave, duke arritur deri në 29 gradë Celsius. Fillimi i javës do të ketë mot të qëndrueshëm me intervale të gjata kthjellimesh, sidomos në zonat bregdetare.

Megjithatë, nga e mërkura priten vranësira dhe reshje shiu në veriperëndim dhe veriore, ndërsa zona qendrore do të jetë më e mbrojtur.

“Fillim java do të kenë mot të qëndrueshëm duke bërë që të kenë interval të gjata me kthjellime, sidomos në zonat bregdetare, kurse në zonat e tjera do të ketë vranësira, por nuk do të ketë reshje shiu. Duke filluar nga e mërkura e në vijim do ketë vranësira, në këtë ditë do të ketë reshje shiu në zonat veriperëndimore dhe veriore në formën e rreshjeve afatshkurtra. Disi më e mbrojtur do jetë zona qëndrore. Sa i përket ditës së enjte do ketë rreshje shumë të pakta, sidomos në zonat veriore dhe qëndrore. Ndërsa të premten ka sinjale që i gjithë territori do të jetë i përfshirë nga vranësirat duke krijuar hapësira për reshje shiu, më të fokusuara mbeten në zonat malore, kurse në pjesën tjetër do ketë momente me rreshje të izoluara shiu,” –tha meteorologu.

Për sa i përket temperaturave të ajrit, ai sqaroi se në qytetet e zonave malore janë regjistruar temperature deri në 5 gradë Celcius, ndërsa maksimumet janë regjistruar deri në 25 gradë Celcius.

“Nga e marta e në vijim do ketë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet të regjistrohen temperatura nga 28 në 29 gradë Celcius. Në orët e para të mëngjesit do kemi rritje të temmperaturave të ajrit, ku vlerat e temperaturave në zonat malore të arrijnë në 9 gradë Celcius, ndërsa në zonat perëndimore do të jenë nga 19 në 20 gradë Celcius,” -tha meteorologu.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?