Parashikimi i motit: Si pritet të jetë java e fundit e shtatorit, kur nisin reshjet

22 Shtator 2025 | 11:17

Java e fundit e shtatorit ka nisur me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin, por ndryshime të ndjeshme pritet të vihen re nga e mërkura, paralajmëron meteorologu Hakil Osmani.

Sipas tij, e hëna dhe e marta do të dominohen nga kthjellime dhe intervale të gjata me diell, ndërsa vija bregdetare do të mbetet me mot të qëndrueshëm. Në zonat malore do të ketë vetëm kalime të lehta vranësirash.

Nga e mërkura, priten reshjet e para të izoluara në zonat perëndimore, ndërsa të enjten do të përqendrohen më shumë në lindje të vendit. Në ditët e premte dhe të shtunë reshjet do të bëhen më të shpeshta në të gjithë territorin, veçanërisht në veri, ku mund të ketë rrebeshe të shkurtra shiu. E diela pritet të sjellë reshje kryesisht në jug, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të përjetojë përmirësim të lehtë të motit.

“Në pjesën tjetër të territorit, reshjet do të jenë më të pakta,” theksoi Osmani.

Ndërkohë, e diela pritet të ketë reshje të përqendruara kryesisht në jug të vendit, ndërsa zonat e tjera do të kenë një përmirësim të lehtë të kushteve atmosferike.

Meteorologu theksoi se kjo fillim-javë do të karakterizohet nga vlera të larta termike.

“Të hënën parashikohen deri në 34 gradë Celsius, ndërsa të martën rreth 33 gradë Celsius. Nga dita e mërkurë e në vijim do të kemi rënie graduale të temperaturave, duke kulmuar të premten me maksimumet që zbresin në 30 gradë Celsius në zonat e ulëta dhe rreth 8–9 gradë Celsius në zonat malore,” tha Osmani.

Për sa i përket erës, ai paralajmëroi se “të premten dhe gjatë fundjavës, era do të jetë problematike në disa zona, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 55 km/h në intervale të shkurtra kohore.”

Situata e motit do të ndryshojë edhe në rajon. Sipas Osmanit, “në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut pritet që deri të enjten të mbizotërojë moti i kthjellët, por duke filluar nga e premtja, reshjet do të bëhen prezente si pasojë e shtimit të vranësirave dhe rritjes së lagështisë në ajër,”  tha Hakil Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026