Parashikoi në “kokë” 9 nga 10 zgjedhjet e fundit, historiani: Kush fiton në SHBA

4 Nëntor 2024 | 10:36

Historiani dhe profesori Allan Lichtman, i cili ka parashikuar me saktësi rezultatin e nëntë nga dhjetë zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA, këtë vit parashikon një fitore të zëvendëspresidentes Kamala Harris, sipas CNN.

Sistemi i tij, i njohur si “Çelësat e Shtëpisë së Bardhë,” përdor një listë me 13 kritere që Lichtman i vlerëson për të dalë në përfundimin e tij, duke mos i marrë parasysh sondazhet tradicionale.

Megjithëse është i sigurt për parashikimin, Lichtman ka shprehur shqetësim, jo vetëm për shkak të vëmendjes dhe kritikave të ashpra që ai dhe familja e tij kanë marrë, por edhe për shkak të ndikimit që këto zgjedhje mund të kenë për demokracinë amerikane.

“Nuk më intereson aq shumë nëse kam të drejtë apo gabim,” tha ai, “më intereson e ardhmja e vendit tonë, i cili është në rrezik të madh.”

Lichtman kujton se ishte një ndër të paktët që parashikoi fitoren e Donald Trump-it në zgjedhjet e vitit 2016, parashikim që e bëri mjaft të diskutueshëm në atë kohë. Sistemi i tij 13-pikësh përbëhet nga pyetje binare, të cilave i përgjigjet me “po” ose “jo” për çështje si: a ka pasur trazira sociale gjatë mandatit të kaluar, a është ekonomia në recesion dhe nëse presidenti në detyrë ka përjetuar skandale të mëdha.

Në prag të ditës së zgjedhjeve, Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump po mbyllin fushatat e tyre me takime intensive në shtetet kyçe të betejës elektorale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

Presidenti hungarez Tamas Sulyok ka firmosur këtë të shtunë amendamentin kushtetues i cili i jep fund presidencës së tij. Legjislacioni ishte pjesë e përpjekjes së...
20:54 | 18/07/2026

Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, tha të shtunën se administrata e tij po shqyrton nëse ka autoritetin ligjor për të arrestuar kryeministrin...
20:45 | 18/07/2026

Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani

Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani të premten, ndërsa mbronin sulmet me raketa balistike dhe dronë nga Irani, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM)...
20:30 | 18/07/2026