“Parashqevia do këndojë sërish”, Elton Ilirjani ndan videot prekëse me këngëtaren

15 Dhjetor 2024 | 21:09

Një video e shfaqur në një televizion amerikan dy ditë më parë ku mendohet se shfaqet ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku si e pastrehë tronditi opinionin publik.

Reagimet në rrjet ishin në shumta nga njerëz të thjeshtë dhe personazheve të njohur bashkë me thirrje për të ndihmuar këngëtaren e dashur të viteve ’80. Ditën e sotme në rrjet ka qarkulluar një tjetër video ku një grua shqiptare bisedon me një tjetër grua që duket si këngëtarja Parashqevi Simaku e pas kësaj videoje, biznesmeni Elton Ilirjani duket se ka arritur të kontaktojë këngëtaren.

Menjëherë pas takimit me këngëtaren Parashqevi Simaku, biznesmeni Elton Ilirjani ka publikuar një tjetër video që tregon dhomën se ku do të qendrojë tashmë Parashqevi Simaku.

Bashkë me Elvirën, gruan e cila e gjeti në rrugët e Neë York-ut Parashqevinë, ata e kanë marrë dhe e kanë dërguar në një hotel në Manhattan.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Biznesmeni thotë se Parashqevia është mirë tashme dhe shumë shpejt do këndojë për publikun shqiptar.

Në një tjetër video ajo shfaqet me biznesmenin Elton Ilirjani teksa dëgjon këngët e saj të dikurshme me të cilat u rritën breza të tërë në Shqipëri. Biznesmeni e pyet nëse do këndojë sërish dhe Parashqevia i përgjigjet: Absolutisht!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026