“Paratë do të përdoren për luftën”, Rusia nxjerr në shitje shtëpinë e Zelenskit

31 Tetor 2023 | 16:42

Rusia ka nxjerr në ankand apartamentin e presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky. Banesa ndodhet në Krime.

Lajmin e ka bërë me dije kreu i parlamentit të shtetit të pushtuar, Vladimir Konstantinov. Së bashku me pronën e presidentit gjithashtu janë vendosur për shitje mbi 100 prona të disa oligarkëve ukrainas.

Gjithashtu bëhet me dije se të ardhurat e marra nga shitja e këtyre pronave do të përdoret për të financuar operacionet ushtarake speciale në Ukrainë. Apartamenti prej 100 metër katror i familjes së liderit të Ukrainës ndodhet në Livadia, një qytet bregdetar në zonën e pushtuar të Krimesë dhe është në pronësi të bashkëshortes së presidentit, Olena Zelenska.

“Në të ardhmen e afërt, parashikohet të shiten rreth 100 prona të nacionalizuara. Këto përfshijnë banesa, struktura shëndetësore, resorte, ambiente tregtare dhe dyqane. Nga shitja e tyre, pritet të arrihet një buxhet prej mbi 800 milionë rublash në buxhetin e republikës,” shkruan Konstantinov në kanalin Telegram.

Apartamenti i çiftit Zelensky do të shitet me një vlerë prej 470 mijë dollarë. Më herët, pas fillimit të pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, Moska zyrtare sugjeroi që “shkatërrimi i bërë në Donbas duhet të kompensohet duke përdorur pasurinë e zyrtarëve ukrainas në Rusi” në mënyrë të veçantë, që apartamenti i çiftit Zelensky në Krimenë e pushtuar të konfiskohet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026