Paratë e klubeve arabe “magnet” për futbollistët, 12 “yjet” që braktisën Evropën

16 Gusht 2023 | 11:45

Neymar është një ndër yjet e fundit të futbollit evropian që u largua drejt Arabisë Saudite, ku pritet të fitojë reth 160 mln dollarë për dy sezone.

Kontratat e majme të ofruara nga ekipet klubet arabe, duket se janë bërë një “magnet tërheqës” për yjet ndërkombëtarë të futbollit.

Por kush janë 12 futbollistët e njohur që kanë zgjedhur futbollin arab?

Cristiano Ronaldo, tashmë prej një viti lojtar i Al-Nassr. Pas largimit të tij nga Manchester United, pesë herë fituesi i Topit të Artë Ronaldo u nis për në Arabinë Saudite, duke hapur siparin e largimeve të bujshme nga futbolli evropian.

Fituesi në fuqi i Topit të Artë, Benzema u largua nga Real Madridi pasi i përfundoi kontrata, duke zgjedhur ekipin e Al-Ittihad.

Jordan Henderson në Al-Ettifaq. Ish-kapiteni i Liverpool ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare, duke u larguar nga Anfield pas 12 vitesh për t’u lidhur me ish-bashkëlojtarin Steven Gerrard, i cili tani është menaxheri i klubit saudit.

Riyad Mahrez shkon te Al-Ahli. Mahrez është rekrutuesi më i fundit i profilit të lartë saudit pasi Manchester City ra dakord për një marrëveshje me vlerë deri në 30 milion euro për anësorin algjerian, i cili kishte dy vite të mbetura në kontratën e tij.

N’Golo Kante në Al-Ittihad. Kante u drejtua drejt Gjirit në një transferim të lirë pasi vendosi të largohej nga Chelsea në fund të marrëveshjes së tij.

Kalidou Koulibaly te Al Hilal. Pas një sezoni të vetëm në Stamford Bridge, qendërmbrojtësi i Senegalit Koulibaly u largua nga Chelsea për një shumë prej 20 milionë eurosh.

Ruben Neves te Al-Hilal. Reprezentuesi portugez Neves ndihmoi Ëolves të shkonte në Premiere League,  duke u vlerësuar si një nga mesfushorët më të vlerësuar në divizion.

Edouard Mendy te Al-Ahli. Mendy humbi vendin e tij si portier i parë te Chelsea pasi mbërriti në klub në vitin 2020. Ai bëri vetëm 10 paraqitje në Premier League sezonin e kaluar.

Marcelo Brozovic te Al-Nassr. Brozovic u largua nga Interi edhe pse ishte kapiten i skuadrës së Serie. Mesfushori 30-vjeçar kroat shkoi në Arabinë Saudite pas tetë sezonesh dhe pesë trofeve të mëdha në Itali.

Roberto Firmino te Al-Ahli. Braziliani që mahniste tifozët e Liverpool me golat e tij ka zgjedhur gjithashtu Arabinë Saudite.

Jota te El-Ittihad. Pasi shënoi 15 gola për të ndihmuar Celticun të fitonte kampionatin, ish-lojtari i të rinjve të Portugalisë, Jota bëri një lëvizje prej 25 milionë euro në fillim të korrikut

Sergej Milinkovic-Savic te Al-Hilal. Lojtari më i mirë i lazios në sezonet 2020- 2021 dhe 2021- 2022, Milinkovic-Savic do të jetë pjesë e Ligës Saudite pas një transferimi të raportuar prej 34.3 milion euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026