Parisi nderon Kadarenë me pllakë përkujtimore në bulevardin Saint-Michel

10 Tetor 2025 | 17:37

Këshilli Bashkiak i Parisit ka miratuar vendosjen e një pllake përkujtimore në nder të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Pllaka do të vendoset në adresën 63, bulevardi Saint-Michel vendi ku Kadare dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku ai krijoi disa prej veprave më të rëndësishme të letërsisë së tij.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Francë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Në deklaratë theksohet se ky është një akt nderimi jo vetëm për Kadarenë, por edhe për kulturën shqiptare në tërësi.

“Këshilli Bashkiak i Parisit i bëri një homazh të veçantë kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare dhe, nëpërmjet tij, edhe Shqipërisë dhe kulturës shqiptare”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Vendimi është marrë me votë unanime nga këshilli, ndërsa pllaka përkujtimore pritet të vendoset në ditët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026