Parker flet për Armando Brojën: Jemi në bisedime, por ende nuk ka asgjë konkrete
Armando Broja është aktualisht në bisedime me Burnleyn, skuadrën që siguroi ngjitjen në Premier League, por deri tani nuk ka asnjë marrëveshje konkrete.
Këtë fakt e ka konfirmuar trajneri i Burnley-t, Scott Parker, i cili ka folur për sulmuesin shqiptar dhe ka kërkuar më shumë kohë për të vendosur.
“Po e shqyrtojmë këtë mundësi, por nuk ka asgjë shumë afër. Pra, nuk do të kemi lajme deri sa të dalë diçka konkrete, ose të jemi shumë afër marrëveshjes. Megjithatë, po punojmë për të forcuar disa pozita dhe, si në çdo afat kalimtar, duhet të marrim edhe lojtarët e duhur. Shpresojmë që gjatë javëve të ardhshme të arrijmë të sjellim disa lojtarë të rinj, duke kompensuar edhe ata që kemi humbur. Po bëjmë maksimumin për ta arritur këtë”, tha Parker.
Armando Broja, i cili nuk ka luajtur prej një kohe të gjatë, ka kaluar një periudhë të vështirë te Chelsea dhe është vendosur në treg për një transferim për një vlerë prej 30 milionë eurosh, ndonëse mund të largohet edhe për më pak.
Lojtari shqiptar kishte tentuar të kalonte në huazim te Fulham dhe Everton, por pa arritur të lërë gjurmë.
Së fundmi është raportuar se Burnley ka shprehur interes serioz për transferimin e tij, por gjithçka do të vendoset në ditët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar