English

Parlamenti i Malit të Zi miraton marrëveshjen me Emiratet Arabe pas 10 orë debatesh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kuvendi i Malit të Zi miratoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes midis qeverisë së Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të patundshme, marrëveshje që është diskutuar në publik në ditët e fundit.

- Advertisement -

Në total, 60 deputetë morën pjesë në votim, ku 46 ishin për, 10 kundër dhe 4 abstenuan.

Më herët, u miratua edhe Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes midis Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunim ekonomik me 50 vota pro dhe 10 kundër.

Pas një debati prej gati dhjetë orësh, pak para votimit, Ilir Çapuni (Alternativa Shqiptare) kërkoi ndërprerjen e seancës duke iu referuar Ligjit për pakicat kombëtare, duke theksuar se këto marrëveshje ndikojnë në të drejtat e pakicave dhe mund të çojnë në ndryshime demografike në Ulqin. Kryetari i Kuvendit, Andrija Mandić, i përgjigj duke theksuar se asnjë komunë nuk përmendet në marrëveshje dhe se investitorët nuk do të shkojnë në ato komuna që nuk janë të interesuara për investime.

Në fund, Çapuni kërkoi që qëndrimet të koordinoheshin me Kryeministrin Milojko Spajić në prani të ambasadorit të BE-së në Malin e Zi, Johann Satler.

Disa deputetë kritikuan marrëveshjen për shkak të mungesës së transparencës dhe për procedurat që ata i quajtën të papërshtatshme dhe kundër Kushtetutës dhe ligjeve të Malit të Zi. Ministrja e Punëve Publike, Majda Adžović, sqaroi se asnjë komunë që do të kundërshtonte investimet e mundshme nuk do të detyrohej t’i pranojë ato dhe se çdo investim do të ndodhte vetëm nëse komuniteti i atij rajoni është dakord.

Përfaqësues të opozitës ngritën shqetësime rreth mundësisë që ky marrëveshje të dëmtonte interesat e qytetarëve dhe të dëmtonte procesin e integrimit evropian të vendit, ndërsa ministrja Adžović theksoi se marrëveshja është një hap i domosdoshëm për të rifilluar bashkëpunimin ekonomik me EBA-në dhe për të siguruar investime.

Përfaqësues të opozitës, si Nikola Rakočević (DPS), vunë në dukje se shumë nga bisedimet për këto investime janë zhvilluar në mënyrë të mbyllur, duke theksuar se ky proces ka dëmton reputacionin e investitorëve, përfshirë Mohamed Alabarin, që është emri i përfolur i investitorit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pavarësisht kundërshtimeve, Dritan Abazović (URA) tha se kjo marrëveshje nuk ka për qëllim shitjen ose dhënien e pronave në qira, por krijimin e mundësive të reja investuese. Ai po ashtu akuzoi qeverinë për shpejtimin e një procesi të paqartë dhe për shpërfilljen e interesave të qytetarëve të Malit të Zi.

Në pyetjen e Mehmed Zenkës se si mund të besojnë kur ata shpesh flasin një ditë një gjë dhe ditën tjetër diçka tjetër, Adžoviç u përgjigj se do të jetë e sigurt që Qeveria do të fokusohet të gjithë energjinë dhe burimet e saj vetëm te ato bashkësi lokale që duan investime, duke shtuar se kjo është një çështje e logjikës së shëndoshë. Zenka pyeti se cila është mbrojtja ligjore për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe ku mund të ankohen ata të cilëve do t’u merret toka.

Jelena Nedović (PES) akuzoi “populistët ekologjikë për fjalor urrejtjeje”.

“Narativi sensacionalist pa bazë ligjore nuk kontribuon në informimin e publikut dhe në forcimin e institucioneve. Kushdo që mendon se kjo marrëveshje është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, ose që deputetët e PES, ministrat apo kryeministri kanë kryer ndonjë vepër penale, le të bëjnë kallëzime penale. Me këtë marrëveshje nuk do të shitet toka, nuk do të betonohen plazhet, nuk do të priten pyje për të ndërtuar staza skijimi, dhe Kushtetuta dhe ligjet nuk janë shkelur,” deklaroi Nedović, duke shtuar se Qeveria dëshiron të sjellë investitorë të besueshëm dhe se askush nuk mund të thotë se Mohamed Alabara nuk është një i tillë.

kryetari i komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, konfirmoi raportimin e Pobjede se i janë ofruar pesë lokacione investitorit nga Emiratet e Bashkuara Arabe në këtë komunë.

Genci Nimanbegu dhe drejtoresha ekzekutive e MANS-it, Vanja Ćalović-Marković, gjatë performancës së djeshme para Kuvendit, FOTO: Stevo Vasiljević

Për pyetjen e gazetares nga Vijesti në emisionin “Reflektor” nëse është e vërtetë që, në një shkresë dërguar Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, Pasurisë Shtetërore dhe Urbanizmit, Mohamed Alabaru i janë ofruar pesë lokacione në Ulqin, ai u përgjigj po.

“Dëgjoni, këto janë propozime, mund të dërgoni propozime tek kushdo. Nuk është sekret. Kjo është një seri hapash për të parë se ne duam investime, por në atë moment nuk e dinim se ishte zhvillimi i pasurive të paluajtshme… Këto janë disa zona zhvillimi, ne si administratë lokale kemi biseduar dhe është e qartë se të gjithë ne na duhet zhvillimi që është i qëndrueshëm. Qeveria ka manipuluar me këtë dhe kanë thënë se kanë pranuar konkluzionet e Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Ne atëherë si bashkësi dërguam një sinjal që ishim të gatshëm për bisedime”, shpjegoi Nimanbegu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?