Parlamenti i ri/ Ndryshime në rregullore dhe përgatitje për votimin e qeverisë së re

13 Shtator 2025 | 15:20

Me konstituimin e parlamentit të ri, hapet rruga për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, me qëllim zbatimin e skemës së re të komisioneve parlamentare, të propozuar nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.

Të martën, pritet që deputetët të zhvillojnë dy seanca të ndara parlamentare. Gjatë seancës së paradites, do të ngrihet Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet, si dhe do të votohet për përbërjen e re të komisioneve parlamentare.

Po të martën, Këshilli do të mblidhet për të miratuar projekt-rregulloren e re, e cila parashikon ndryshime në strukturën e komisioneve të përhershme parlamentare.

Në seancën e dytë të pasdites, pritet që Kuvendi të votojë zyrtarisht ndryshimet në Rregullore.

Seancave plenare do t’u paraprijë një takim që zhvillohet të hënën, ku kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi, do të mblidhet me krerët e grupeve parlamentare për të dorëzuar propozimet për përbërjen e kryesisë së Byrosë së Kuvendit, sekretariateve, Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet, Këshillit për Legjislacionin, si edhe për delegacionet e përhershme parlamentare.

Java e ngarkuar parlamentare do të vijojë edhe të enjten dhe të premten, me paraqitjen e programit të ri qeverisës nga kryeministri Rama, ndjekur nga debati parlamentar dhe votimi për miratimin e kabinetit të ri qeveritar.

Pas votëbesimit në Kuvend, kabineti i ri do t’i drejtohet Presidentit për betimin, duke përmbyllur kështu të gjitha procedurat zyrtare përpara se ministrat e qeverisë “Rama 4” të nisin detyrën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026