Parlamenti turk dënon sulmet izraelite në Siri: Mbështetje për popullin sirian

17 Korrik 2025 | 09:22

Parlamenti i Turqisë miratoi të mërkurën vonë një mocion të paraqitur nga kryeparlamentari që dënon ashpër sulmet ajrore të Izraelit në Siri, duke i cilësuar ato si “të liga” dhe duke riafirmuar mbështetjen për popullin sirian. Në rezolutën e miratuar theksohet se Ankaraja “dënon fuqimisht sulmet e liga të Izraelit ndaj Sirisë, veçanërisht ato që kanë shënjestruar Damaskun” dhe se “Turqia qëndron në krah të popullit sirian në këto momente të vështira”.

Sulmet izraelite të kryera të mërkurën në Damask kanë goditur Ministrinë e Mbrojtjes dhe zona të afërta me pallatin presidencial. Sipas mediave siriane, disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytet, ndërsa raportimet flasin për dëme të konsiderueshme materiale.

Goditjet izraelite u shtrinë gjithashtu në provincën jugore Suwayda, ku ushtria e Tel Avivit paralajmëroi se operacionet do të vazhdojnë nëse forcat siriane nuk tërhiqen nga zona. Ushtria siriane kishte vendosur trupa në provincë për të rivendosur rendin pas përleshjeve të ashpra midis grupeve të armatosura druze dhe beduine, që lanë të paktën 30 persona të vdekur.

Nga ana e saj, ushtria izraelite pretendon se ndërhyrja ka për qëllim mbrojtjen e pakicës druze në rajon, ndërsa situata mbetet e tensionuar me rrezik për një përshkallëzim të mëtejshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026