Partia e Lirisë: Rama gënjen me 8 herë për bujqësinë
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se mashtron kur flet për bujqësinë dhe rritjen e eksporteve.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se “Rama gënjeu me tetëfishin dhe nga 2.1% na e bëri rritjen me lapsin e tij shkollëpak plot 17%”.
Rama shkruan sot që pa gdhirë se eksportet në bujqësi janë rritur sipas aritmetikës së tij me 17% në vlerë financiare. Po edhe qytetari më i fundit në botë e di që çmimet e produkteve bujqësore jane rritur. Le t’i referohemi indeksit të çmimeve të Bankës Botërore, i cili thotë që indeksi çmimeve për produktet bujqësore pa përfshirë grurin është rritur 14.9%. Thënë këtë, rritja reale mesatare e eksportit është në rastin më të mirë 17%-14.9% = 2.1%. (Referimi nga ekonomistja e njohur Zj.Irena Beqiraj). Pra, u tund mali dhe polli një mi! Rama gënjeu me tetë fishin dhe nga 2.1% na e bëri rritjen me lapsin e tij shkollëpak plot 17%”, shkruan Vasili në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Shqipëria vendi i 2 në rajon për shkallën e lartë të vaksinimit për fëmijët
- Rama premton ndërtimin e 3 stadiumeve të reja në 3 qyetet të ndryshme
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme