Partisë Mundësia i njihen votat e rregullta që ishin shpallur të pavlefshme

13 Maj 2025 | 16:41

Situata e tensionuar në KZAZ nr. 40 në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë është zgjidhur pas debateve të forta mes përfaqësuesve të Partisë Mundësia dhe zyrtarëve të komisionit.

Në një nga tavolinat e numërimit, votat e këtij subjekti po shpalleshin të pavlefshme me argumentin se fletët kishin një ngjyrë apo nuancë të ndryshme nga formati standard.

Ka qenë ndërhyrja e drejtpërdrejtë e kryetarit të partisë, Agron Shehaj, si dhe debatet e gjata me përfaqësuesit e KZAZ-së dhe numëruesit, që çuan në sqarimin dhe zgjidhjen e situatës.

“Votat që na i shpallën të pavlefshme, tani do të konsiderohen të vlefshme. Që nga fillimi i procesit janë numëruar qindra fletë të ngjashme dhe nuk është ngritur asnjëherë shqetësimi për ngjyrën. Ishte hera e parë që dëgjonim një justifikim të tillë. Pas dy orësh debatesh, ato vota do të llogariten si të rregullta,” – deklaroi Shehaj.

Kujtojmë se fillimisht u shpallën të pavlefshme 7 vota të Partisë Mundësia, nga të cilat më pas 3 u konfirmuan si të tilla, me arsyetimin se kishin ngjyrë ndryshe. Ky vendim shkaktoi reagim të ashpër nga përfaqësuesit e partisë, të cilët e konsideruan një përpjekje për të ndikuar në rezultatin final dhe për të penguar marrjen e mandatit të dytë në Tiranë.

Në përplasjen verbale me zyrtarët e KZAZ-së, Shehaj paralajmëroi: “Do të mbani përgjegjësi dhe do të përgjigjeni në Prokurori për këto manipulime.” Pas këtij debati të gjatë, situata u zgjidh dhe votat u njohën si të vlefshme.

Pas zgjidhjes së kësaj problematike, procesi i numërimit ka vijuar normalisht në KZAZ 40. Partia Mundësia ndodhet në një garë të ngushtë për mandatin e saj të dytë në Tiranë, dhe përfaqësuesit e saj theksojnë se kjo situatë u krijua pikërisht për të ndikuar në rezultatin e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026